Foto: Lista Serbe/Facebook

Sa para mori Lista Serbe nga buxheti i Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2019

Subjekti politik Lista Serbe ka marrë 315 mijë euro euro nga Fondi për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020, pas zgjedhjeve të vitit 2019.

Këto fonde Lista Serbe i ka fituar me 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan në raportin vjetor financiar të miratuar sot nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deputetët që kishin zënë 10 ulëset në Kuvendin e Kosovës ishin Jasmina Dedic, Milos Perovic, Verica Ceranic, Igor Simic, Zoran Mojsilovic, Ivan Todosijevic, Miljana Nikolic, Branislav Nikolic, Ljubinko Karadzic dhe Slavko Simic.

Në rezulatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2019, Lista Srpska kishte fituar 53.861 vota apo  6,402%  përqind të votave.

KALLXO.com e ka siguruar raportin në të cilin thuhet se me Ligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, buxheti i aprovuar për programin Mbështetje e Subjekteve Politike ishte në shumë prej 4,200,000 euro.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-dhjetor, sipas vendimit të KQZ-së, është transferuar buxheti në vlerë prej 3,780,000 euro te subjektet politike të cilat kanë fituar ulëse në Kuvend.

Ndërsa 10% e buxhetit në vlerë prej 420,000 euro është alokuar për grupet parlamentare dhe sipas kërkesave të tyre janë bërë të gjitha pagesat duke përfshirë edhe pagat e stafit.

Buxheti i shpenzuar është 4,177,306 euro apo shprehur në përqindje buxheti është shpenzuar 99.46%.

Për shumën prej 3,780,000 euro e cila iu është transferuar në llogaritë e subjekteve politike kanë raportuar me kohë sipas rregullave dhe formularëve të përcaktuar nga KQZ-ja.

Sa shpenzuan partitë politike nga Fondi për mbështetje të subjekteve në vitin 2020?