Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Sa shpenzuan partitë politike nga Fondi për mbështetje të subjekteve në vitin 2020?

KQZ e ka miratuar raportin vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020.

KALLXO.com e ka siguruar raportin në të cilin thuhet se me Ligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, buxheti i aprovuar për programin Mbështetje e Subjekteve Politike ishte në shumë prej 4,200,000 euro.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-dhjetor, sipas vendimit të KQZ-së, është transferuar buxheti në vlerë prej 3,780,000 euro te subjektet politike të cilat kanë fituar ulëse në Kuvend.

Ndërsa 10% e buxhetit në vlerë prej 420,000 euro është alokuar për grupet parlamentare dhe sipas kërkesave të tyre janë bërë të gjitha pagesat duke përfshirë edhe pagat e stafit.

Buxheti i shpenzuar është 4,177,306 euro apo shprehur në përqindje buxheti është shpenzuar 99.46%.

Për shumën prej 3,780,000 euro e cila iu është transferuar në llogaritë e subjekteve politike kanë raportuar me kohë sipas rregullave dhe formularëve të përcaktuar nga KQZ-ja.

 

Ndërkaq te Fondi për Grupet Parlamentare thuhet se Ligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058, përkatësisht në nenin 4.4 thuhet se “dhjetë përqind (10%) e shumës së ndarë nga Fondi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shkojnë në mbështetje të punës së secilit deputet”.

Shuma e cila është shpenzuar për Grupet Parlamentare është ne total prej 397,306.64 euro, apo 94.60 % e buxhetit të planifikuar është shpenzuar, këto shpenzime janë realizuar duke u bazuar ne kërkesat dhe shpenzimet tyre.