Rudari: Jemi duke prirë pothuajse në të gjitha vendvotimet

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga rradhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka thënë se partia e tij po prinë në shumicën e vendvotimeve.

“Presim rezultate të mira, procesi i numërimit po vazhdon, por sipas informacioneve nga vendvotimet që i kemi, jemi duke prirë pothuajse në të gjitha vendvotimet dhe shpresojmë që kjo natë të përmbyllet me fitore të LDK-së”, ka thënë Rudari.

Ai ka falendëruar përkrahësit dhe simpatinzantët e LDK-së, që sipas tij, kanë qenë gjatë gjithë kohës me të, gjatë fushatës.

Rudari ishte aty bashkë me kryetarin e shtabit të LDK-së, kur u pyet nga gazetarët se pse ka lejuar një numër të madh të militantëve të mbledhen në një ambient të mbyllur në seli.

Rudari është përgjigjur duke thënë se edhe gazetarët kanë shkelur rregullat.

“Edhe ju e keni thy rregullat e pandemisë sepse keni  hy në një ambient të mbyllur pa maska. Them të drejtën nuk e kam prit këtë masë, ne kemi qenë si shtab të ulur por edhe prezenca e mediave ka shtyrë të gjithë këta njerëz që të vijnë të përkrahin kandidatin e tyre.Ne ishim këtu si shtab, këtu pran meje është kryetari i shtabit dhe në dhoma tjera edhe aktivistë”, ka thënë Rudari.

Nexhmi Rudari u thotë gazetarëve se i kanë shkelur rregullat kundër COVID-19