Agim Veliu pranon humbjen në Podujevë

Agim Veliu në një konferencë për media ka pranuar humbjen e LDK-së në Podujevë.

“I i kemi humbur këto zgjedhje ky është vendim i sovranit do ti presim rezultatet përfundimtare” ka thënë Veliu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Veliu tha se ‘kemi bo aq sa kemi mujtë’.

“Ky është vullneti i popullit, ne sigurisht çdo rezultat që është i verifikueshëm ne do ta pranojmë por ne presim që të numërohen të gjitha votat. Unë besoj që në çfarëdo zgjedhje LDK do të rikthehet, ne kemi potencial dhe jemi të përkushtuar që të punojmë, pa rreshtur siç kemi punuar këto 30 vite”,

Ai ka thënë se  Vetëvendosja nuk është subjekt serioz që din me qeverisë,sipas tij, ‘ata merren me propaganda’.