Festivali i Këngës | Foto: RTK

RTK aplikon që të ftohet në 'Eurovizion 2025'

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka dërguar kërkesë zyrtare  në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU) për pjesëmarrje në Eurovizion.

Në letrën e dërguar më 06.06.2024 drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka kërkuar që EBU t`i dërgoj ftesë RTK-së për pjesëmarrje në garën e ardhshme të Eurosong që mbahet në vitin 2025.

“Me respekt, kërkojmë që të merrni në konsiderim dërgimin e një ftese RTK-së që të marrë pjesë në garën e ardhshme të Eurosong. Pjesëmarrja jonë nuk do të ishte vetëm shpërfaqje e talenteve të Kosovës por gjithashtu do të fuqizonte frymën gjithëpërfshirëse dhe shkëmbimin kulturor që përfaqëson Eurovizioni”- thuhet në letrën e drejtorit Ahmetxhekaj.

Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini përmes një postimi në Facebook është shprehur optimist për kërkesën për pjesëmarrje në Eurovizion.

“Pas një angazhimi dy vjeçar për këtë çështje, RTK ka aplikuar në EBU që kënga fituese e Festivalit të Dytë të Këngës në RTK, të marrë pjesë si garuese në Eurovision. Jemi optimistë për përgjigje pozitive”- thuhet në postimin e Boletinit.

Sipas njoftimit të RTK-së “kjo kërkesë pritet të shqyrtohet së shpejti nga drejtuesit e EBU-së dhe bordit ekzekutiv të Eurovizionit”.

Kosova për herë të parë do organizoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik në tetor të vitit të kaluar.