Rrëzohet punëtori nga lartësia, arrestohet pronari i firmës

Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar dje nga lartësia në një objekt në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë për mjekim.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe inspektorët e punës.

Për rastin e ndodhur është arrestuar edhe pronari i firmës, i cili është ndaluar për 48 orë në polici.