Rrëfimi i ministrit të Bujqësisë Faton Peci - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ministri tregon cili është qëndrimi i Listës Guxo për Draftkodin Civil dhe cili është plani i Qeverisë për të pasur furnizim me vaj dhe grurë gjatë këtij viti.

Po ashtu, ministri flet për subvencionimin e naftës për bujqit.

Sa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë deri më tani janë arrestuar dhe a janë të gjithë të suspenduar?

A do te ketë riformatim të Qeverisë?

Kurse, në pjesën e dytë transmetohet hulumtimi se si një kompani, ndonëse në listën e zezë të OShP-së i fitoi 5 tenderë.