Foto: Kallxo.com

Rrëfehet infermierja Luljeta Musliu e cila u shërua nga COVID- 19

Infermierja në repartin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, Luljeta Musliu ka qenë një nga të infektuarit me COVID- 19 në Kosovë.

Tash kur ajo është shëruar plotësisht nga ky virus, ka rrëfyer në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” për përvojën e saj që nga bartja e virusit deri te shërimi i plotë.

Ajo e emocionuar ka treguar se virusi iu bart nga një paciente e cila i kishte vdekur në duart e saj gjatë procesit të dializës.\RTV 21