Ilustrim

Rrahje mes grupeve pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në Viti

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje futbolli e cila u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Viti.

Policia ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur mes dy grupeve, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, dhe për këto lëndime posedojnë raport mjekësor.

Ndërsa, dy të dyshuar janë dërguar në stacionin policor për intervistimit, si iniciues të rrahjes, dhe me urdhër të prokurorit, njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.