Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrahje mes disa personave në Mitrovicë

 

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në Mitrovicë.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka hasur në dy nga të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.

“Aty ishin edhe dy të tjerë të cilët ishin të involvuar në rrahje dhe po ashtu kishin lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.