Foto: Twitter/ Rita Ora

Rita Ora e lumtur për suksesin e DJ Regard në botë

Këngëtarja e kosovare me famë botërore, Rita Ora, është takuar me artistin tjetër shqiptar, Dardan Aliu, i njohur si DJ Regard, gjatë evenimentit muzikor të Capital FM, ku edhe kishte interpretuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita Ora, e cila ka ka thënë që është shumë e lumtur për këtë takim.

“Kosovë ngritu! Faleminderit që erdhe të më vizitosh… Shumë e lumtur për ty DJ Regard për të gjitha sukseset tua! Sa më shumë nga ne të jemi, aq më mirë është! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh ashtu siç je!”, ka shkruar Rita Ora në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

Dardan Aliu, i njohur si DJ Regard, është ndër emrat më të njohur muzikës ‘deep house’, ndërsa tash e disa vite është pjesë e “Leaf Managment”, kompani kjo e themeluar në Kosovë.