Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka zgjedhur kryetarin e Gjykates se Ferizajt

Me 6 vota ‘për’ anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e kanë zgjedhur për kryetar të Gjykatës Themelore të Ferizajt, gjyqtarin Mustafë Tahiri, për mandat 5 vjeçar.

5 kandidatë për kryetar të kësaj gjykate ishin Faton Ajvazi, Ilir Bytyqi, Shabi Idrizi , Mustafë Tahiri dhe Sahit Krasniqi.

Nga gjithsej 9 vota në kuti Mustafë Tahiri mori 6 vota, ndërsa kandidatët Shabi Idrizi, Ilir Bytyri dhe Sahit Krasniqi me nga 1 votë.

Por kush është, dhe cilat janë rastet i ka gjykuar Mustafë Tahiri.

Mustaf Tahiri aktualisht është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2012. Nga 01.02.2008 e deri më 31.01.2009 ka kryer praktikën gjyqësore në Gjykatën Komunale në Ferizaj.

Nga 01.07.2009 e deri me 31.12.2010, Tahiri ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Gjykatën Komunale në Viti. Kurse nga janari 2011 e deri me 31.12.2012 ka punuar si referent i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga maji 2013 deri në maj të 2015, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Më 19 maj 2015 është emëruar  gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal. Gjyqtari Tahiri, me vendim të KGJK-së nga fillimi i muajit maj 2018, është transferuar përkohësisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda deri më 24 prill 2019. Nga kjo datë Tahiri është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Mustafë Tahiri, ka gjykuar shumë lëndë të natyrave të ndryshme, që nga vrasjet e rënda, vrasjet, vrasjet në tentative, pastaj veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare e deri tek ato të terrorizmit.

Ndër rastet e njohura të terrorizmit që e ka gjykuar Mustafë Tahiri është ai ku të akuzuarit në këtë ishin Bujar Behrami, Resim Kastrati, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leutrim Musliu dhe Edona Haliti.

Pastaj rasti tjetër i njohur, i gjykuar nga Gjykatësi Tahiri, është edhe aj ku akuzoheshin Bujar Behrami, Resim Kastrati, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti për  sulme terrorriste kundër KFOR-it.

Një rast tjetër që e ka gjykuar Mustafë Tahiri është edhe ai ku ish deputeti Milaim Zeka është akuzuar për mashtrim me viza pune në Gjermani.