Rikthehet pagesat në hyrje – dalje të QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se janë rikthyer pagesat tek laurat në hyrje – dalje.

Tutje, thuhet se qytetarë të ndryshëm kanë keqshfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rritja e qytetarëve dhe makinave të cilat frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet e QKUK-së pa nevojë po ua vështirësojnë qasjen.

Dy muaj më parë ushtrues detyre i drejtorisë të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, pati vendosur që të gjithë qytetarët të largohen nga pagesa në hyrje – dalje në QKUK në mënyrë që t’I shmangen kontaktit në laura.

QKUK heq pagesën në hyrje