QKUK heq pagesën në hyrje

Zyra për informim e Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, QKUK ka njoftuar se janë qytetarët janë liruar nga pagesa për laura.

Hyrja do lejohet për të gjitha veturat pa pasur nevojë për pagesë.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa,” thuhet në njoftim.

Ky vendim është marrë nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi si shkak i situatës me pandeminë dhe shmangies së kontaktit në laura.

“Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera,” thuhet tutje në njoftim.