Ajri i ndotur në Prishtinë, më 29 janar - Foto: KALLXO.com

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Me fillimin e uljes së temperaturave në Prishtinë, ka filluar të vërehet edhe ndotja e ajrit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

“Qëndroni në shtëpi.Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Në bazë të një fotografie të publikuar nga IKSHPK, ndotja e ajrit është në shkallën 170, shkallë kjo e cila paraqet ajrin e pashëndetshëm për qytetarët.

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.