Rifat Latifi (majtas). Foto: WMCHealth/Youtube

Rifat Latifi, mjeku shqiptar që po e lufton pandeminë në Nju Jork (VIDEO)

Rifat Latifi është njëri ndër mjekët e shumtë shqiptarë që po jep kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë pandemie.

Mjeku shqiptar tha për TV21 se COVID-19 është sëmundje e tmerrshme, sepse prek të gjitha organet. Mjeku shqiptar që fitoi betejën me koronavirusin, ndau përvojën e tij.

“Unë më shumë kam frikë tash për sëmundjen që e kam pasë para 6-7 jave, sesa atëherë. Meqë ne nuk e dinim ditë me çka po përballemi. Kam punuar vazhdimisht, e kam udhëhequr departamentin e kirurgjisë. Netët kanë qenë më të vështira, sidomos dy netë veçmas. Një natë mu ndalte fryma. Një natë kam pasë haluciacione, ankthe të tmerrshme, ndërsa ditët tjera s’kanë qenë aq të vështira”, deklaroi ai dhe tregoi se me aktivitete fizike e ka tejkaluar më lehtë.

Ai u shpreh se tash është më mirë dhe se ka vazhduar me punën e tij. /21Media