Richard Grenell

Richard Grenell: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e drejtësisë në Kosovë, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë ambasadori Grenell.

Sipas aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.