Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Arrestimi i drejtuesve të OVL-UÇK-së nuk kishte pse të ndodhte

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se arrestimi i prijësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk është dashur të ndodhte.

Ai ka thënë se OVL e UÇK-së në situatën me “dosjet” ishte në mes.

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, ka deklaruar Rexhep Selimi në Twitter.

Gjykata Speciale deri më tani ka arrestuar tre persona, dy nga ta janë drejtuesit e OVL-UÇK-së. Siç ka shpjeguar vetë Gjykata Speciale, arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj lidhet me, siç është thënë, frikësimin e dëshmitarëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar jep detaje për arrestimin e Nasim Haradinajt

www.kallxo.com