Shterimi i Liqenit të Badocit - Foto: KALLXO.com

Rënie drastike e nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për rënie drastike të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe në atë të Badocit.

Nga këto dy liqene furnizohen më së shumti me ujë Prishtina, fshatrat e saj, si dhe qendrat përreth Prishtinës.

Sipas KUR “Prishtina”, niveli i ujit në këto liqene ka rënë për rreth 10 metra në kapërderdhës.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 m nën kapëderdhje ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina” të publikuar në Facebook.

Kompania thotë se gjatë vitit 2020 do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në furnizim me ujë të pijshëm.

KALLXO.com ka raportuar në tetor 2019 për rënie të madhe të nivelit të ujit në liqenin e Badocit dhe në atë të Batllavës.

Bie niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës

www.kallxo.com