Bie niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës

Nivelet e liqeneve Badoc dhe Batllavë kanë rënë për disa metra nën kuotën maksimale.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit ka rënë për 8.10 metra nën kuotën maksimale, ndërsa ai i Batllavës ka rënë për 7.65 metra.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” janë lajmëruar 36 raste nga ana e konsumatorëve për rrjedhjen e ujit të pijshëm.

“Sot, niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit ishin dje në teren nga ora 09:00 dhe do vazhduan me punë në teren deri në orën 22:00. Për shkak të pamundësisë që të sanohen të gjitha rastet e lajmëruara ditën e djeshme, do vazhdohet edhe ditën e sotme”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.