Reforma për integrimet, Dhurata Hoxha ka një kërkesë për qeveritarët

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kërkuar nga institucionet vendore, përfshirë edhe kolegët e saj në Qeveri, që të përfundojnë me agjendën e reformave deri në shtator të këtij viti.

“Afati i fundit për zbatim për agjendën evropiane të reformave duhet të jetë shtatori, sepse kjo është dashur të përfundojë në fund të vitit 2017. Ne si Ministri e Integrimeve jemi të hapur të iu ndihmojmë”, tha ministrja Hoxha gjatë fjalës së saj para kabinetit qeveritar.

Ajo raportoi se shumica e reformave janë miratuar në Qeveri dhe tani janë në proces të miratimit në Kuvend të Kosovës.

Hoxha në mes tjerash ka njoftuar se bashkë me zyrën e BE-së në Kosovë janë duke monitoruar procesin e reformave në të gjitha institucionet.