Reciprociteti: Ministri Endrit Shala bllokon mjaltën e patatet nga Maqedonia e Veriut

Siç kishte paralajmëruar, Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot ka marrë vendim që t’i vendos masa reciproke produkteve të Maqedonisë së Veriut.

Ai po ashtu njoftoi se ka marrë vendim që t’i ndaloj hyrjen e disa produkteve nga ky shtet.

“Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Siç shkruhet në vendimin e publikuar, mjalti natyral dhe patatet me prejardhje nga Maqedonia e Veriut do të kenë masa resprociteti. Ky vendim obligon Doganën e Kosovës që ta zbatoj këtë masë.

Ai ka paralajmëruar se masa të njëjta mund të vijnë edhe për shtete tjera të cilat nuk kanë trajtim të barabartë.

“Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim i Kosovës që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, thotë Shala.

Postimi i plotë i Shalës në “Facebook”:

Që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut kam qenë në kontakt me autoritetet e këtij shteti dhe kemi dërguar ankesa nëpërmes sekretariatit të CEFTA-së, por edhe letër personale ministrit të tyre të ekonomisë.

Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet.

Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim i Kosovës që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë. E.SH

Kosova paralajmëron Maqedoninë e Veriut për masa reciprociteti në eksporte