Situatë e qetë në Jarinjë - Pamje

Kosova ka hyrë në ditën e tetë prej kur Qeveria vendosi reciprocitet në targa ndaj Serbisë.

Aktualisht në pikë kalimin kufitar në Jarinjë situata duket e qetë- njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë të vendosur në pikat e zakonshme, ndërsa banorë serb që protestojnë janë të vendosur në tenda dhe hapësira të tjera.

Për dallim nga ditët e tjera, sot gjatë ditës në veri të vendit janë shtuar edhe forca të KFOR-it.

Ndërkohë, në pikë kalimin kufitar ne Jarinjë qytetarë të ndryshëm detyrohen të kalojnë në këmbë nga kufiri me Serbinë pasi rruga është bllokuar nga serbët e lokal.

Ekipet e Kallxo.com po qëndrojnë në Jarinjë dhe do të sjellin informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes.