Foto: KALLXO.com

Reagon Vjosa Osmani: Tarifa nuk është çështje vezësh

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë që iu është bërë zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Sot paradite, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë nga disa persona, të cilët dëgjoheshin duke i kërkuar të mos hiqet tarifa prej 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në mbështetje të Hotit, ka dal edhe partia e tij, e cila përmes një komunikate për media ka dënuar sulmin që iu është bërë anëtarit të tyre. LDK e ka quajtur akt të ulët dhe të papranueshëm gjuajtjen me ve të Avdullah Hotit.