Avdullah Hoti sulmohet me vezë

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti është sulmuar sot gjatë ditës me vezë nga disa persona.

Rasti ka ndodhur para ndërtesës së Qeverisë para pak minutash.

Personat që e ka sulmuar me vezë Hotin, dëgjoheshin duke i kërkuar këtij të fundit të mos hiqet taksa.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj para disa ditës në një intervistë dhënë për Klan Kosovën pati deklaruar se në Kosovë do të ketë djem e vajza që do t’i ngjyrosin me vezë qeveritarët që po tentojnë ta heqin tarifën prej 100% ndaj mallërave serbe.

LVV dhe LDK gjatë kohës së fushatës zgjedhore kishin premtuar heqjen e tarfiës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Ditëve dhe javëve të fundit Qeveria është përballur me presione ndërkombëtare për heqjen e tarifës prej 100%.

Aksionin për të gjuajtur zyrtrët me vezë e kishte nisur Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohë sa ishe në opozitë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Avdullah Hotin por ai ka qenë i paqasshëm.

KALLXO.com poashtu ka provuar të kontaktoj edhe me Policinë e Kosovës por as ata s’kanë qenë të qasshëm.