Konferenca e AAK-së

Reagon Ministrja e Punëve të Jashtme për blerjen e raketave dhe dronëve kinezë nga Serbia

Ministrja e Punëve të  Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova është e shqetësuar nga  blerja e armëve dhe dronëve të Serbisë nga  Kina e Rusia.

Haradinaj Stublla përmes një postimi në Twitter ka thënë se një gjë e tillë paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e vendeve të Ballaknit Perendimor.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj për blerjen e droneve dhe raketave të Serbisë nga Kina. Pas marrëveshjeve të vazhdueshme të armëve me Rusinë, blerjet e fundit ekspozojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perendimor  – një rajon që është i vendosur në rrugën e tij Euroatlantike”, ka shkruar ajo.