(Arkiv) Kryeministri Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Reagon Kurti për plagosjen e dyfishtë në Shtërpcë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës dhe është shprehur i brengosur për plagosjen e tyre duke shtuar se sipas informatave, të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë“- shkruan Kurti.

Kurti ka theksuar se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e rastit dhe shton sëe Policia e Kosovës është anfazhuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

“Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”- shton kryeministri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A. K. për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Sipas policisë, i dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.

Më herët, polica njoftoi se sot (06.01.2023) rreth orës 15:19 ka pranuar një informatë se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar. Po sipas policisë, ata janë plagosur me armë e zjarrit nga personat të panjohur të cilët ishin me një automjet në lëvizje që qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, arrestohet një i dyshuar