Konferenca e AAK-së

Reagon këshilltarja e Haradinajt, thotë se dënimi i saj është i motivuar politikisht

Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, ka reaguar duke thënë se procesi i saj gjyqësor është i motivuar politikisht.

Haradinaj është shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë, duke u dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ne periudhën verifikuese prej 1 viti, nuk kryen vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, të cilën duhet ta paguajë brenda 15 ditëve.

Ajo ka thënë se pikërisht ky proces gjyqësor ndaj saj, e pengoi që t’i futej garës elektorale.

“Në një proces të shpejtë gjyqësor e dukshëm të motivuar politikisht, që filloj pak pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, dhe që për koincidencë përfundoi sot në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, u shpalla “fajtore” dhe u dënova me kusht”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në ‘Facebook’.

Tutje, ajo ka shkruar se pavarësisht koincidencave që sipas saj është vështirë të injorohen, ajo do të zbardhë të vërtetën dhe do ta kërkojë të drejtën deri në fund.

“Janë pikërisht rastet si këto që dëshmojnë më së miri pse duhet të luftojmë fuqishëm që ta mbrojmë gjyqësorin nga ndikimi politik.E kam thënë disa herë: disa beteja edhe do t’i humbim, por luftën do ta fitojmë. Jam e bindur 100%”, ka shkruar në fund Haradinaj-Stublla.

Në fund të vitit 2018, KALLXO.com kishte gjetur se Meliza Haradinaj – Stublla, këshilltarja politike e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion biznesin që e kishte regjistruar në Londër. Ajo nuk kishte deklaruar të ardhura si pronare e kompanisë “IN MIDDLE LTD”, me zyre në “108 Ëoolmead Avenue” në Londër.

Pas hulumtimit të KALLXO.com, Meliza Haradinaj dënohet për fshehje të biznesit në Londër