Foto : Denis Sllovinja
Reagon këshilltari i presidentes: Valaçi është i Kosovës
Shefi i kabinetit të presidentes së Republikës se Kosovës, Blerim Vela, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për deklaratat e tij për trafostacionin e Valaçit në veri të Kosovës.
Vela, përmes një publikimi në Twitter, ka thënë se serbët po shpërndajnë informacione të rreme dhe se ky trafostacion është i Kosovës.
“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Valaçi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është i Kosovës”, ka shkruar Vela.
Mediat dje raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit ne veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë” në veriun e Kosovës.
Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e kësaj ane nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999.
“Unë kam thënë se është e mundshme që kjo do të bëhet nga 6 nëntori, për shkak të qëndrimit karshi operatorëve atje, duke e arsyetuar me faturimin e energjisë në veri. Por, ata do të provojnë ta përdorin atë (faturimin, v.j.) dikur, jam pothuajse i sigurt, për qëllime politike, që nuk kanë të bëjnë asgjë me energjinë”, ka thënë presidenti i Serbisë më 5 nëntor, në Pozharevc.
This is the map of the electricity transmission system of the Republic of #Kosovo & its linkages with neighboring countries.#Serbia's gov't officials are spreading false information & threatening to use force as if Vallaq is their asset. It is clear that it's not, its Kosovo's. pic.twitter.com/PVHe37BeGM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2021
Vuçiq pret që autoritetet e Kosovës të provojnë “ta marrin” nënstacionin e Valaçit