Reagimi i pasagjerëve të United Airlines kur motori i avionit shpërtheu në ajër

Shpërthimi i madh në bordin e fluturimit 328 të United menjëherë pas ngritjes të shtunën, kishte bërë të qartë se diçka nuk ishte në rregull.

Disa prej 241 njerëzve në këtë këtë avion i cili u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denver hapën dritaret për të parë makinën e ekspozuar që nxirrte flakë dhe pjesë të aeroplanit teksa shkëputeshin.

Disa tjerë mbyllën dritaret dhe u kapën me të dashurit e tyre dhe u lutën.

Mijëra metra më poshtë në periferi të Denverit , njerëzit vraponin të strehoheshin nga pjesët që binin papritur në tokë.

Pilotët më pas lëshuan një thirrje dhe ateruan në aeroport në mënyrë të sigurtë.

Nuk pati lëndime as në ajër as në tokë.Megjithatë, intervistimi i pasagjerëve tregon për frikën e madhe që i kishte përfshirë në ato momente të tensionuara.

Pasagjeri Travis Loock tha për CNN se pas gati 20 minutave nga ngritja kishte dëgjuar një shpërthim.

“Ishte një shpërthim i madh, i një lloji që nuk dëshiron ta dëgjosh kur je në avion,” Loock, i cili po fluturonte me gruan e tij, tha në një telefonatë, “Menjëherë mbulova kokën, isha shumë i frikësuar të shihja se në anën time po mungonte motori.” “Jemi shumë të lumtur që nuk ishim mbi oqean sepse andej ishim nisur, mund ta ndjeje frikën në avion, por të gjithë ishin “shumë të qetë”. Shumë njerëz nuk mund ta shihnin motorin në atë anë, prandaj unë isha me i frikësuar sepse mund ta shihja, dhe e dija që nuk ishte mirë,” tha ai.

Nate Fisher kishte dëgjuar po ashtu zhurmën. “Në fillim mendova se avioni u godit nga rrufeja,” tha ai për CNN.

Kurse Bob Borwn tha se kur e dëgjoi zhurmën, shikoi jashtë, pa dëmin në motor dhe nxori telefonin të filmonte.

“Unë dhe gruaja po shikonim njëri-tjetrin, mbanim duart dhe shpresuam të shohim prapë fëmijët tanë,” tha ai.

Mike Vena ishte në mes të aeroplanit kur dëgjoi shpërthimin, “Aeroplani filloi të dridhej dhe qëndroi ashtu për gati gjysme ore deri sa ateroi,” tha ai.

“Ekuipazhi na mbajti të qetë, nuk kishte panik në mesin e tyre apo tek ne pasagjerët”.

Troy Lewis tha se ishte i sigurt që do ktheheshin të sigurtë.

“Sapo ishim afër pistës për të ulur, i sigurova familjes këtë dhe i thamë se duam njëri-tjetrin. Gjëra të tilla të bëjnë që papritur të kujtohesh për gjëra që mund ta harrohen lehtë.”

Kur ateroi aeroplani njerëzit brohoritën nga emocionet. CNN