Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Raportohet i zhdukur një burrë në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se më 28.06.2024 ka pranuar një informatë lidhur me zhdukjen e një personi.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se raportuesi ka njoftuar se i ati i tij kishte dalë nga shtëpia më 27.06.2024 dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.