Raportohet e zhdukur një grua në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar një rast të zhdukjes së një personi në Gjakovë.

Rasti në fjalë është raportuar më 5 dhjetor rreth orës 18:00 nga një burrë, i cili ka thënë se viktima grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.