Raportohen tri raste të dhunës në familje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës më të martën dhe të mërkurën.

Një Gjakovë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të martën.

Një ditë më vonë, në një rast tjetër, dy burra janë arrestuar pasi që ishin rrahur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Dy personat e dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin policor.

Policia po ashtu njofton se të mërkurën ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë”.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.