Ilustrim - Edi Rama e Hashim Thaçi - Foto: Instagram

Rama tregon a e këshilloi Thaçin të japë dorëheqje pas njoftimit për aktakuzë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk e ka këshilluar Thaçin për të dhënë dorëheqje pas aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Dhomat e Specializuara për krime lufte.

Këto deklarata i bëri në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës pas qëndrimit dyditor në Kosovë.

“Unë të këshilloj ‘Gjarprin’?! Kështu e ka pasur posedimin në kohën e luftës. Unë nuk udhëzoj askënd. Ne gjithë duhet të bashkohemi në një qëllim, secili ka këndvështrimin e vet, por sigurisht duhet të jemi respektues kur mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri. Nuk mundemi dot të paktën për këto tema të mëdha si kjo. Integrimi në BE, është temë e madhe por jo sa njohja nga Serbia”, u përgjigj Rama në pyetjen nëse ka udhëzuar Thaçin për të dhënë dorëheqje.

Presidenti i vendit dje përmes një video-mesazhi ka deklaruar se në rast që aktakuza konfirmohet do të jap dorëheqje.

Të mërkurën u publikua aktakuza ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sa ka afat gjyqtari të vendosë për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit?