Rama shpërndan fotografinë e Thaçit me mbishkrimin "Liria ka Emër"

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur përkrahje ndaj ish- Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

Rama në murin e tij në Facebook ka shpërndarë një fotorgafi të thacit me uniform e që në prapavijë shihet emblema e UÇK-së.

Ai këtë imazh e ka shoqëruar me hashtagun #LiriaKaEmër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit ka qenë aktiv në përkrahjen e luftës së UÇK.