
Ilustrim - Edi Rama e Hashim Thaçi - Foto: Instagram
Rama për Thaçin: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë vendin drejt lirisë
Përpara fillimit të gjyqit të krimeve të luftës ndaj ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka reaguar kryeministri i Shqiperisë Edi Rama.
Ai ka pyetur se a mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë.
Në këtë postim Rama ka përmendur një cilësim që presidenti amrikan Biden ia kishte bërë Thaçit.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It’s a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself! https://t.co/w5sEiAI8Nc
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023
Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të fillojë të hënën, më 3 prill, me deklaratat hyrëse të të akuzuarve.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata nuk e kanë pranuar fajësinë.
Detaje rreth gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që nis të hënën