Rama: Nuk erdha për të realizuar bashkimin e forcave politike

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë konferencës për medie pas vizitës dyditore në Kosovë, tha se nuk ka ardhur në Kosovë për t’i bashkuar të gjitha partite politike apo të gjithë udhëheqësit e tyre në një tryeze sepse nuk është detyra tij.

Rama tha se Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi.

“Dhe e dyta ky do të ishte një kapërcim i kuadrit epik brenda të cilit sipas meje duhet të veproj një kryeministër i Shqipërisë kur vjen fjala për Kosovën apo një kryeministër i Kosovës kur vjen fjala për Shqipërinë. Asnjëherë nuk kam mendu mirë për këdo që duke bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t’ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se cfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria as nuk e ka, as nuk do ta marr përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çfarë duhet të bëjë.

“Nga ana tjetër unë nuk erdha këtu për të realizu bashkimin mes forcave politike. Por erdha këtu për të dëgju nga të gjithë. Ju takon udhëheqësve të këtushëm t’i marrin vendimet dhe t’i zhvillojn proceset e nevojshme sipas tyre. Nuk e fshëeh që kam opinionet e mija por opinionet e mija janë opinione të një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër por kemi dy shtete shtëpi. Ky është një problem por është edhe privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare se mund të mos kishim jo dy ship sot por mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike”, tha Rama.

Rama sa i përket aktakuzës së Gjyjatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tha se është përpjekje për të vendos nën akuzë UCK-në si të ishte ushtri e rregullt agresoresh.

“Ajo fletrrrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë sesa në ballin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, këtu bëhet fjalë për drejtimin e lartë politike të UCK-së dhe për një përpjekje për të vendos nën akuzë UCK-në si të ishte një ushtri e rregullt agresorësh që vijnë nga Beogradi”, tha Rama.