Ilustrim
Aksident në Rozhajë, vdiqën tre 16 vjeçarë
18.2.2023 - 21:40
Tre 16-vjeçarë nga Rozhaja, A. M., S. M. dhe I. D., kanë humbur jetën në një aksident trafiku të premten pas mesnate në Mal të Zi në rrugën kryesore Rozhaje – Baq, afër zonës së Zelenit.
Pasagjeri i katërt në veturë, F. D., po ashtu 16 vjeç, ndodhet në rrezik për jetën, ka raportuar “Vijesti”.
Automjeti ka rënë në lumë. Dyshohet se tejkalimi i shpejtësisë mund të jetë shkaktar i aksidentit./21Media