Rahovec - E mitura dhunohet në një shtëpi të braktisur, arrestohet një i dyshuar

Një rast i dhunimit është raportuar nga policia në Rahovec.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur e mitura ka raportuar se i dyshuari, brenda një shtëpie të pabanuar e kishte dhunuar.

Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për dhunim, ndërsa në lidhje me rastin në prezencë të mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale i njëjti është intervistuar.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cili i dyshuari pas intervisitmit është dërguar në mbajtje.