Ilustrim

Qytetari dyshohet se kanosi policët pasi i shqiptuan gjobë

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka kanosur policët të cilët i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.