Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qytetarët e interesuar nesër mund të vaksinohen edhe në sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë

Gjatë ditës së nesërme nga ora 10:00 deri në 17:30 qytetarët e interesuar mund të vaksinohen nga ekipet mobile në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim.

Tutje, nga Ministria u bë e ditur se një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do jenë në mbështeje të ekipeve mobile të Ministrisë së Shëndetësisë për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.