Gaza, Foto: Pixabay. Ilustrim

Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah përpara ofensivës së paralajmëruar izraelite

Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit urdhëruan evakuimin.

CNN raporton se sulmet në qytetin jugor të Gazës vranë më shumë se 15 persona të shtunën, sipas zyrtarëve të spitalit.

Shumë prej atyre që largohen nga Rafah u thuhet të lëvizin në vende që tashmë janë të mbushura me njerëz të zhvendosur dhe që po përballen me një krizë humanitare gjithnjë e më të rëndë.

Kjo vjen pasi Egjipti thotë se nuk do të koordinohet me Izraelin për ndihmën që hyn në Gaza përmes kalimit Rafah, tha një zyrtar për median shtetërore të Egjiptit.

Ndërkohë ushtria izraelite po kryen sulme kundër militantëve në Jabalya të Gazës veriore , tha zëdhënësi Daniel Hagari.

Forcat izraelite hodhën fletëpalosje të shtunën në mëngjes duke urdhëruar banorët në disa zona në veri të Gazës që të evakuoheshin, sipas banorëve.

Hagari tha se ushtria po synon infrastrukturën militante në zonat Beit Hanoun dhe Beit Lahya.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të kishte një “armëpushim nesër” nëse Hamasi do të lironte pengjet e mbajtur në Gaza. Kjo vjen pasi ekipet negociuese izraelite dhe Hamas u larguan nga Kajro pa një marrëveshje në fillim të kësaj jave/CNN/.