Qeveria miratoi Projektligjin që synon lehtësira në fitim të shtetësisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për shtetësinë që ka për synim lehtësira në proces të fitimit të shtetësisë së Kosovës, përfshirë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë vendim e konsideroi iniciativë strategjike.

“Kjo nismë është kornizë ligjore që synon të lehtësojë fitimin e shtetësisë, duke përfshirë edhe ata të Luginës së Preshevës”- u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Derisa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ky projektligj synon të rris transparencën e efikasitetin.

“Synon të rrisë efikasitetin, transparencën në kohën e rritjes së lëvizshmërisë”- u shpreh Sveçla.

Kryeministri Kurti në mbledhje foli edhe për arritjet dhe vendimet që mori Qeveria gjatë këtij viti në shërbim të lehtësirave e sigurisë për qytetarët.

Si duhet të lexohet sipas Kurtit, vendimi i Serbisë për pranimin e targave të veturave të Kosovës