Ilustrim

Qeveria merr vendim për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Për ketë masë parashihet të ndahen 255 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur në mbledhjen e 89-të, ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Përmes kësaj mase parashihet një ndarje prej 255 mijë euro me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,ka thënë se ministria të cilën e udhëheqë ajo e mbështet ketë nismë.

“Në kuadër të gjithë angazhimit për të ofruar mbështetje për nxënësit, studentet e Preshevës e mbështesim ketë nismë dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.