Qeveria Kurti planifikon ministra që janë zgjedhur deputetë

Megjithëse nuk kanë folur për emra të ministrave të ardhshëm, qeveria në koalicion me LVV dhe LDK po planifikojnë ministra që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Kështu të paktën ka thënë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Jeta në Kosovë”, i cili theksoi se minimum 4 ministri do të udhëhiqen nga gratë.

“Mund ta imagjinoj që nga 10 ministrat e Vetëvendosjes dhe LDK-së ose nga 12 gjithsej, do të mund ta kishim 1 ose dy sa mos me na marr msysh, ministra që nuk janë deputetë”, tha Kurti.

Ai tha se me LDK po synojnë që të bëjnë “ një qeveri që hap një kapitull të ri” në Kosovë.Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: