Qeveria e Kosovës emëron dy borde

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka emëruar dy borde në një mbledhje elektronike të mbajtur sot.

Sipas njoftimit, qeveria ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”.

Në këtë bord, sipas vendimit të qeverisë, Alban Krasniqi është emwruar kryesues, ndërsa Elvisa Destanovic, Dhurata Gutaj dhe Ismet Vrapqani janë emëruar anëtarë.

Po ashtu, qeveria në këtë mbledhje ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A.

Bordi është emëruar me këtë përbërje; Izja Mjeku kryesuese, ndërsa Arlindja Nallbani, Besnik Aliu dhe Valbona Fazliu Xheladini anëtarë.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar emrat e kandidatëve, që do t’i propozohen Kuvendit të Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë.

“Arta Qorolli  – Isufi, Drita Desku, Adnan Preniqi, Arjeta Pajaziti – Qerimi, Kujtim Hoxha, Naim Sahiti”- janë emrat e propozuar për këto dy pozita.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.