Qeveria e Kosovës dhe BE-ja nënshkruajnë sot kontratën 26.5 milionë euro

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, nënshkruajnë sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro.

Kontrata është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti.