PZAP shqyrton ankesat e partive deri të hënën

Që nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) janë paraqitur 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë për KALLXO.com se kanë filluar meshqyrtimin e ankesave.

Desku tha se është duke u punuar vazhdimisht që të përfundojnë me datën 11 nëntor.

“PZAP-i ka filluar me i shqyrtuar ankesat lidhur me kundërshtimin e rezultateve te shpallura nga KQZ-ja nga dita e premte me date 7.11.2019, kur edhe kane filluar me u dorëzuar ankesat. Është duke punuar sot, do te punoj edhe nesër deri ne përfundimin e afatit për marrjen e vendimeve lidhur me këto ankesa me datën 11.11.2019 në ora 10:50”, tha Desku.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të enjten.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit ka prin Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 220 mijë e 811 vota, apo shprehur në përqindje 26.159 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.458 përqind, Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 përqind, AAK-PSD ka marr 96 mijë e 883 vota apo 11.477 përqind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 përqind, Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka 42 mijë e 72 vota apo 4.984 përqind.

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët