Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 14.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Pejë

1.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Dobrusha (kodi: 50052001) prej orës 11:30 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrushë e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat e Poshtme dhe e Epërme, Ruhot.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve të tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gurrakoci (kodi: 50052002) prej orës 11:30 deri në ora 14:00

Vendet: Gurakoc, Gurakoc Kulla, Gurakoc 35 i vjetri.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve të tensionit të mesëm.

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Fshatrat  (kodi: 40000002) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, dhe Zllatari.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik  dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS 3 (kodi: 73000002003) prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: rr. Miç Sokoli.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, rregullimi i ndarësit të tokëzimit në daljen J06-“Tr-1”.