Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

NS 220/35/10kV Drenas   do të ndërprehet:

LP 10kV Trasingu (kodi: 16100010)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Trasingu, Gurethyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë) dhe Agani.

Arsyeja: Bartja e rrjetit te TM ne dy shtylle 12/1000 me  katër konzolla këndore në daljen 10 kv Trasingu tërheqja e përçuesve dhe vendosja e distancerëve.

2.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja – LP 10kV Keqekolla Hjakobilla (kodi:  14016004 ) prej orës 09:00  deri ne ora 16:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja – LP 10kV Kraishta (kodi 41000002) prej orës 10:00  deri ne ora 15:00

Vendet: Rufci i Ri, Rufci i Vjetër, Hallaqi i Vogël, Hallaqi i Madh, Ribar i Vogël, Ribar i Madh, Zllakuqani, Kraishta, Bujani, BreguiI Zi, Godanci i Epërm, Varigoci dhe  Kraishta.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve dhe riparimi i shtyllës.

Pejë

1.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

LP 10kV Onix (kodi: 50052006) ) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, Dubravë (një pjesë), Kaliqan, Lubovë, Orrobërdë,e Tomoc  si dhe Brre-Onix-Solar.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, bartje e rrjetit  në TL  në Orroberdë.

Kemi – Brre-Onix-Solar.

Mitrovicë

1.

TS 35/10kV Shupkovc do të ndërprehet:

Dalja 10kV Betonjerka  (kodi:70000104 ) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: rrugët: Agim Ramadani, Kemajl Ataturku, Fan Noli (një pjesë), Maria Shllaku (një pjesë), Nystret Musa (një pjesë), Shemsi Ahmeti (një pjesë), Bislim Bajgora (një pjesë), Brigada 141 Mehë Uka (një pjesë), Esat Meholli (një pjesë), Kalabria (një pjesë), Rifat Dedia (një pjesë), Halim Bajgora (një pjesë), Nezir Miftari (një pjesë), Kadri Bistrica (një pjesë) dhe Boletin (një pjesë), fshatrat: Zabërgjë (një pjesë), Selac (një pjesë), Lisicë (një pjesë) dhe Melenicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi shtyllave 10kV, tërheqja  e përçuesve, kontrollimi- shtimi i  vajit.

Gjilan

1.

Nga NS 110/10 kV Kamenica  do të ndërprehet:

Dalja – LP 10kV Muqiverci (kodi 62000011) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Gjylekar, Kllokot (një pjesë), Radivojcë dhe Remnik.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve.

Prizren

1.

Nga TS 110/10kV Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Gjinovci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcim i shtyllave të dëmtuara).